Çfarë ndodh kur dielli "ha" tokën?! - Bota Sot
Çfarë ndodh kur dielli "ha" tokën?!

Ndryshe

Çfarë ndodh kur dielli "ha" tokën?!

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 18:49
Ilustrim

Observatori Evropian Jugor (ESO) ka krijuar një vizualizim të frikshëm dixhital që tregon se çfarë do të ndodhë me Tokën kur planeti ynë vdes.

Të gjitha gjërat e bukura ndonjëherë mbarojnë dhe Dielli, i cili "lind" dhe ruan jetën në Tokë, nuk bën përjashtim.

Të gjitha yjet në univers ushqehen me hidrogjen dhe "digjen" me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë kur ky gaz fillon të mbarojë.

Është çështje kohe përpara se dielli të arrijë në këtë pikë, duke "ngrënë" Tokën (në rreth pesë miliardë vjet, kështu që nuk ka shkak për panik të menjëhershëm).

Në fund të fundit, deri atëherë, mund të mos ketë gjurmë të jetës në planetin tonë, për arsye të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat