Kusht e kishte një Coca- Cola kur dikush i kërkonte ndihmë: Sot është njeriu më i fuqishëm në botë - Bota Sot
Kusht e kishte një Coca- Cola kur dikush i kërkonte ndihmë: Sot është njeriu më i fuqishëm në botë

Ndryshe

Kusht e kishte një Coca- Cola kur dikush i kërkonte ndihmë: Sot është njeriu më i fuqishëm në botë

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Donald Trump, një biznesmen amerikan, producent televiziv dhe politikan i cili më 8 nëntor 2016 u bë Presidenti i  45’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë një fëmijë shumë problematik, madje thuhet se çdo të mirë që i ka bërë dikujt fillmisht ka kërkuar diçka në këmbim

Kur shokët e tij të klasës i kërkonin ndihmë, kryesisht në matematikë për të cilën Trump ishte shumë i zoti, ai kusht e kishte një kanaçe me Coca-Cola për t’u ndihmuar. Madje, gjatë një interviste në vitin 2016 kur ishte pyetur rreth kësaj çështjeje të fëmijërisë ai me shaka ishte shprehur:

“Sikur të mos isha ashtu si fëmjë, nuk do të arrija këtë sukses që kam tani në biznes”.

Presidenti Trump, kur ka qenë  fëmijë

Trump e filloi karrierën e tij në biznes, si trashëgimtar i pronave të lëna nga babai i tij, atij dhe vëllezërve të tjerë e fëmijëve të tyre. Në një deklaratë ka thënë se e ka filluar karrierën e tij me një borxh prej 1 milion dollarësh prej babait të tij. Në momentin e kandidimit për president, pasuria e tij e deklaruar zyrtarisht arrinte në 8,737,540,000$.

Asetet kryesore të pasurisë së tij përfshijnë godinat e shumta dhe pasuri të patundshme. Pothuaj në cdo qytet kryesor të Shteteve të Bashkuara ndodhet një godinë e lartë e organizatës Trump, e cila drejtohej prej Donald Trump që prej viti 1971. Organizata e tij  zotëron gjithashtu dhe një numër të madh objektesh të tjera luksi si kazino, fusha golfi etj.

Trump është angazhuar dhe në fushën e medias, duke qenë ideator i një reality show të quajtur “The Apprentice” dhe gjithashtu përmes zotërimit të të drejtave të transmetimit të programit “Miss Universe”, të drejtat e së cilit i shiti në vitin 2015.

Edhe pse prindërit e Trump konsideroheshin të pasur, të gjithë fëmijët e familjes kanë punuar pas shkollës që kur ishin të vegjël.

Kujtojmë, që Trump si çdo president tjetër ka qenë çdoherë në vëmendjen e të gjithëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat