Tmerr në kopshtin zoologjik: Luani kafshon (video shqetësuese)

Ndryshe

Tmerr në kopshtin zoologjik: Luani kafshon (video shqetësuese)

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 21:26
Pamje nga video

Një punëtor i kopshtit zoologjik në Pakistan po bërtiste duke provuar të dilte nga nofullat e një grabitqari, ndërsa kolegët dhe të ftuarit thjesht po e shikonin dhe po e filmonin.

Vizitorët në kopshtin zoologjik pakistanez u tmerruan kur gjatë hedhjes së ushqimit, një luan i bardhë kapi Piradin përmes grilave të kafazit.

Ndërsa bërtiste nga dhimbja, duke u përpjekur të dilte nga nofullat e luanit, vizitorët dhe punonjësit e tjerë shikuan me tronditje dhe mosbesim, por askush nuk bëri asgjë për ta ndihmuar.

Lufta me luanin zgjati rreth 40 sekonda para se kafsha e rrezikshme më në fund ta lëshonte.

Pamjet, të cilat u shfaqën në internet, janë një dëshmi e panikut që mbizotëronte në mesin e atyre që ishin afër kafazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat