E vari një qese për të kërkuar ushqim, bamirësit ia grumbullojnë 11500 funte

Ndryshe

E vari një qese për të kërkuar ushqim, bamirësit ia grumbullojnë 11500 funte

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 14:52
Foto

Disa persona zemërmirë i kanë grumbulluar 11 mijë e 500 funte për t’ia dhuruar një burri 59-vjeçar nga Anglia, i cili e kishte varur një qese me një mbishkrim në rrethojën e shtëpisë për të kërkuar ndihmë për ushqim dhe rrymë.

Personi i ndodhur në vështirësi financiare e kishte vendosur qesen me letër para shtëpisë së vet në Nottingham me shpresë se kalimtarët do të vendosnin ushqime të ndryshme në të.

Pas disa orëve të thirrjes për ndihmë, burri i identifikuar me emrin William siguroi ushqim, ngrohje dhe rrymë nga njerëzit zemërgjerë.

Kur u pyet nga një gazetar lokal, ky burrë tha se kishte shpresuar se dikush do të vendoste në qese ndonjë kanaqe me bizele, por njerëzit nuk ishin ndaluar së dhuruari, duke i ofruar edhe ushqim të nxehtë dhe para.

Një djalë i ri ia dhuroi paratë që i kishte në xhep, ndërsa një person tjetër ia dhuroi një funt, ndonëse ende kishte borxh për të larë për funeralin e të birit.

Dikush ia dhuroi 1.78 funte dhe ia la një porosi me fjalët: “Vetëm mund të kërkoj falje që këto janë të gjitha që kam. Ne të gjithë kalojmë nëpër kohë të vështira, përfshirë edhe mua tash për tash, por ne të gjithë duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin”.

William-i tashmë jeton i vetëm pasi më parë i ka vdekur nëna. Ai i kishte shitur disa pjesë të mobilieve dhe disa lodra para shtëpisë për t’i mbuluar shpenzimet e përditshme, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat