38-vjeçarja bën ndryshimin drastik, humb 96 kilogramë

Ndryshe

38-vjeçarja bën ndryshimin drastik, humb 96 kilogramë

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 15:00
Elizabeth Watkinsi

Një grua 38-vjeçare nga Princes Risboroughu, në Buckinghamshire, ka zbuluar se si ka rënë 96 kilogramë dhe pas këtij ndryshimi as mamaja e saj nuk e ka njohur.

Në vetëm 18 muaj, Elizabeth Watkinsi, ka arritur që nga 169 kilogramë të biente në 73 kg. E gjithë kjo falë një operacioni në stomak dhe një diete të rreptë.
Rezultati është kaq dramatik, sa miqtë, familjarët dhe nëna e saj e kanë pasur të vështirë ta njihnin. Madje 38-vjeçarja ka gjetur edhe dashurinë e saj të jetës pasi humbi kilogramët e tepërt.

Image

Duke folur për transformimin e saj, Elizabetha, e cila lindi në Stamboll në një familje armene dhe u transferua në Mbretërinë e Bashkuar kur ishte 12 vjeçe, tha se ajo ka luftuar me peshën që nga fëmijëria.

“Unë kam qenë e madhe gjatë gjithë jetës sime, përfshirë gjithë fëmijërinë time. Shumë faktorë ndikuan në peshën time. Edhe kur prindërit e mi u divorcuan, unë u kënaqa edhe më shumë me ushqime”, ka thënë ajo.

Image

Teksa Elizabetha rritej edhe pesha e saj bëhej me e madhe. Si pasojë ajo vendosi që të tërhiqej nga bota e jashtme, në mënyrë që të shmangte shikimet si “keqardhje” nga të huajt. Ajo takohej vetëm me një grup shoqëror që ndihej rehat me ta dhe nuk kishte frikë nga paragjykimet.

Në maj të vitit 2017, ajo vendosi që të bënte ndryshimin e madh në jetën e saj. Pas operacionit në stomak, 38-vjeçarja ka nisur një dietë strikte dhe pas 18 muajsh ka arritur rezultatin që ajo dëshironte.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat