E quajnë “gjyshe”, por vogëlushja me sëmundjen e rrallë është vetëm 2 vjeçe

Ndryshe

E quajnë “gjyshe”, por vogëlushja me sëmundjen e rrallë është vetëm 2 vjeçe

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 06:13
Isla Kilpatrick-Screaton

Një vajzë e lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik që e bën atë të duket shumë më e vjetër se sa në të vërtetë besohet se është personi i vetëm në botë me gjendjen e saj.

2-vjeçarja Isla Kilpatrick-Screaton, nga Leicester ka një lloj unik të sëmundjes mandibuloacral dysplasia.

Gjendja, e cila fillon para lindjes, njihet edhe si sëmundja “Benjamin Button” sepse shkakton plakjen e shpejtë të qelizave.

Image

Prindërit e saj Stacey Kilpatrick dhe Kyle Screaton u tronditën kur mjekët i thanë se duhet të kërkonin në internet pasi nuk kishin shumë informacione mbi gjendjen e saj.

Ajo peshon vetëm 6.8 kg dhe është e paaftë për të folur. Isla komunikon përmes gjuhës së shenjave dhe format e eshtrave të saj shtrembërohen nga çrregullimi.

Screaton tha se tani familja e ka pranuar gjendjen e saj dhe e quajnë “gjyshe” me shaka. Isla sapo ka filluar të zvarritet dhe mund të thotë shumë pak fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat