Jo vetëm moti i keq, por as vullkani nuk e trembi çiftin në ditën e dasmës

Ndryshe

Jo vetëm moti i keq, por as vullkani nuk e trembi çiftin në ditën e dasmës

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:01
Kat Valfour dhe burrin e saj Chino

 

Vullkani Taal në Filipine disa milje larg vendit të dasmës së një çifti nuk ishte i mjaftueshëm për të ndaluar ditën e tyre të kurorëzimit.

Imazhet mahnitëse tregojnë vetëtimën vullkanike që ndriçon renë, pasi mijëra njerëz u detyruan të iknin. Por pamja e tmerrshme nuk arriti të trembë çiftin e ri Kat Valfour dhe burrin e saj Chino në ditën e tyre më të madhe.

Çifti i lumtur pozoi me krenari para reve të frikshme pasi u martuan jashtë në natyrë gjashtë milje larg vullkanit. Fotografi i dasmës, Randolf Evan tha për median se ishte nervoz gjatë gjithë punës së tij dhe ishte duke kontrolluar mediat sociale për ndonjë zhvillim të fundit.

Image
Kat Valfour dhe burrin e saj Chino

Gjithsesi çifti u martua dhe fotot e tyre me renë gjigande nga pas dolën të mrekullueshme. Shfletoni galerinë për të shikuar këtë ngjarje kaq të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat