Një udhëtar kinez u kap teksa tentonte të kontrabandojë 200 akrepa të gjallë nga Shri Lanka.
30-vjeçari kishte planifikuar të fluturonte drejt Guangzhou në Kinën jugore nga aeroporti Bandaranaike i Colombo-s, kur autoritetet zbuluan akrepat e gjallë në bagazhet e tij, tha për CNN zëdhënësi i Doganave të Shri Lanka, Sunil Jayarathna.
Fotografitë e siguruara nga dogana e Shri Lanka-s tregojnë se akrepat ishte paketuar brenda 7 kutive plastike.
“Këto akrepa u mblodhën nga disa zona në Shri Lanka,” tha Jayarathna. “Nuk janë helmues”.
Jayarathna shtoi se autoritetet e liruan njeriun pasi ai pagoi një gjobë prej 100,000 rupesh Sri Lanka (552 dollarë amerikanë).
Akrepat përdoren në mjekësinë tradicionale kineze për lehtësimin e dhimbjes në muskuj dhe nerva, sipas një njoftimi nga Departamenti i Shëndetit në Hong Kong.