Shokohen udhëtarët, gruaja zhvishet në aeroport - Bota Sot
Shokohen udhëtarët, gruaja zhvishet në aeroport

Ndryshe

Shokohen udhëtarët, gruaja zhvishet në aeroport

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:38
Pamje nga video

Një grua është parë në ambientet e aeroportit të Majemit krejtësisht e zhveshur, teksa i hedh të brendshmet e saj në dysheme.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet e reja duke ecur zbathur në afërsi të zonës ku dorëzohen bagazhet e udhëtarëve.

Teksa ishte duke ecur, papritur ajo fillon duke u zhveshur në sy të udhëtarëve të tjerë.

Në video dëgjohet edhe zëri i një gruaje që këndon, por nuk dihet saktësisht nëse është ajo duke e kryer këtë veprim.

Sipas mediave, gruaja u dërgua në ambientet e paraburgimit nga policia lokale, por nuk do të përballet me akuza, sepse dyshohet se ajo vuante nga probleme psikologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat