Rama: Arti vlerësohet, por mundësitë janë të vogla në vendin tonë

Ndryshe

Rama: Arti vlerësohet, por mundësitë janë të vogla në vendin tonë

Më: 19 janar 2020 Në ora: 14:50
Suad Rama

Pikturat e tij po ekspozohen në shumë qytete të mëdha të botës. Dashuria e madhe që ka ndaj artit po kalon çdo pengesë për të, kështu qysh nga viti 2006, Suad Rama përmes artit po përfaqëson Kosovën në mënyrën më të mirë para botës. Ani pse arti vlerësohet, ai po thotë se në vend janë mundësitë e vogla.

Në një intervistë, Rama, thotë se është privilegj që ato që ndjen t’i shprehësh në një pikturë.

Rama: Është kënaqësi dhe privilegj që me u shpreh përmes artit

“Është privilegj dhe kënaqësi që me u shpreh përmes artit, dhe në të njëjtën kohë shumë e vështirë dhe sfiduse, mënyrat dhe rrethanat ku jeton, dhe gjendesh, mënyra se si të shprehesh dhe me i ndërru gjërat në kohën dhe momentin që gjendesh, kjo është diçka sfiduese sidomos në vendin ku gjendemi ne mundësitë që i kemi ne si vend. Por, privilegj është sepse jo cdo kush mund të shprehet në këtë mënyrë”, thotë ai.

Emocioni, ndjenja dhe sinqeriteti thotë se asnjëherë nuk të dëshpëron për të realizuar një punim të mirë. Mirëpo, në rast se ndjenat kamuflohen, Suadi thotë se punimet nuk do të jenë origjinale.

Ndonëse e ka të vështirë të veçojë punimet që i ka më përzemër, ai tregon se gjatë kësaj kohe ka ekspozuar në shumë vende të botës.

Rama: Secila e ka pasur suksesin e vet

“Kam pasur në Poloni, Maqedoni, Shqipëri, në Itali, Gjermani, Francë, e në shumë shumë vende të tjera... Secila e ka pasur suksesin e vet dhe asnjëherë nuk është përsëritur gjithmonë ka qenë ndryshe, ndjenjë tjetër, ka pasur art-dashës tjerë, mënyra, qasja dhe kritika që mu kanë bërë gjithmonë ka qenë ndryshe. Dhe gjithmonë jam ndjerë, kështu që secila ka qenë e veçantë dhe e mirë në mënyrën e vetë. Çfarë kisha veçuar pak një nuancë se tjerat është ekspozita në Poloni, sepse kam bërë shumë vizita kam njohur njerëz pak më herët para përgatitjet kanë qenë shumë më herët për ekspozitë. Aty jam ndjerë më shumë i vlerësuar dhe më interesant”, shton Rama.

Pavarësisht dashurisë të madhe për artin, ai thekson se në Kosovë janë mundësitë e vogla.

Rama: Arti vlerësohet, por mundësitë janë të vogla në vendin tonë

“Arti vlerësohet, por mundësitë janë të vogla në vendin tonë. Por, nuk do të thotë që nuk vlerësohet sepse viteve të fundit ka shumë të interesuar edhe kurreshtarë që me dit çfarë është arti realisht edhe çfarë e bën interesant ose të veçantë një artist, vetë kjo pyetje të bën me dit që është rritur vetëdija për këtë anë dhe besoj që në këtë ritëm ka me shku edhe viteve të tjera edhe mundësitë kanë me u hap më shumë për artistë, edhe tregu ka me u zgjeru. Ne jemi treg i vogël, po mundësitë janë të vogla”, shprehet ai.

Suadi ka treguar se edhe gjatë vitit 2020 do të vazhdojë të ekspozojë punimet e tij në shumë vende të botës. Një ekspozitë do të mbahet në tri qytete të Kroacisë, tjetra në Cyrih të Zvicrës dhe një në Tajlandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat