Nëna e katër fëmijëve që vdiq pas lindjes, dhuron 12 organe për të ndihmuar të tjerët

Ndryshe

Nëna e katër fëmijëve që vdiq pas lindjes, dhuron 12 organe për të ndihmuar të tjerët

Më: 23 janar 2020 Në ora: 13:14
Kathleen Thorson me femijet e saj

Një nënë që vdiq disa ditë pas lindjes së fëmijës kishte një dëshirë të vetme, të shpëtonte të tjerët duke dhuruar organet e saj.

Kathleen Thorson nga Oregon lindi fëmijën e saj të katërt, Theodore, por pesë ditë më vonë ajo u desh të hynte në operacion për shkak të një hemorragjie intracerebrale.

Ajo kishte pësuar një rrjedhje të trurit pas lindjes dhe pas disa operacioneve, nuk u arrit të shpëtohej.

Por Kathleen ishte një dhuruese e organeve të regjistruara dhe donte që të bënte mirë përtej vdekjes së saj, dhe familja e saj e nderoi dëshirën e saj.

Kathleen dhuroi 12 organe përfshirë zemrën dhe mushkëritë e saj, për njerëzit që kishin nevojë për transplantim.

Image
Kathleen Thorson me femijet e saj

Familja ka krijuar një faqe ‘GoFundMe’ për të mbuluar shpenzimet mjekësore të djalit të tyre më të vogël, për faturat e spitalit të Kathleen dhe për shpenzimet e varrosjes.

Faqja e mbledhjes pati shumë njerëz që e vizituan, ku u mblodhën 119.680 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat