Kishin “harruar” martesën! 92 vjeçari shkon në altar, 50 vjet pas njohjes me partneren e tij

Ndryshe

Kishin “harruar” martesën! 92 vjeçari shkon në altar, 50 vjet pas njohjes me partneren e tij

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 07:38
Mario Gigli dhe Maria Canu

Një  çift italian, Mario Gigli dhe Maria Canu,  kurorëzuan dashurinë në martesë pas 50 vitesh.

Ata thanë pas njohjes ishin fejuar në atë kohë.

Mario sapo kishte lënë pas një martesë, ndërsa ajo 20 vite më e re me origjinë sarde, u takuan në Milano në 1972, ku Maria ishte shërbyese, dhe ranë në dashuri, duke qëndruar krah njëri-tjetrit.

Por duket se në tërë këto vite kishin ata thjesht “ harruan” të martohen.

Tani ata kanë vendosur se është koha të ndërmarrin hapin e madh, të martohen zyrtarisht.

Maria në moshën 71 vjeçe  dhe Mario 92 vjeç, pas gati një gjysmë shekulli fejesë, u paraqitën para këshilltarit të bashkisë dhe i thanë “PO” njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat