Skeleti i kafshës misterioze gjendet në bregdet: A është ky përbindëshi Loch Ness?

Ndryshe

Skeleti i kafshës misterioze gjendet në bregdet: A është ky përbindëshi Loch Ness?

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 22:27
Foto

Skeleti i një kafshe të panjohur u gjet pranë Aberdeen në brigjet e Skocisë të dielën, dhe befasoi madje edhe biologët detarë. Askush nuk e di se çfarë është kjo tani për tani.

“Fatkeqësisht, është e vështirë të gjykosh vetëm në bazë të fotografisë. Mund të jetë një lloj balene, por për këtë, ne do të duhet të shohim se si duket pjesa e përparme”, tha për Daily Mail profesori David Luso nga Universiteti i Aberdeen.

Skeleti misterioz doli në bregdet pas stuhisë Ciara që goditi Evropën.

Fotografia e skeletit ka ngjallur debate në mediat sociale. Disa thonë se është ndoshta një skelet balene, të tjerë një delfin, e të tjerë thonë se është përbindëshi Loch Ness, një kafshë mitike dhe një legjendë skoceze për të cilin shumë dëshmitarë betohen se e kanë parë çdo vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat