Riedlmayer, eksperti nga Harvardi i cili dokumenton shkatërrimin që serbët i bënë trashëgimisë në Kosovë - Bota Sot
Riedlmayer, eksperti nga Harvardi i cili dokumenton shkatërrimin që serbët i bënë trashëgimisë në Kosovë

Ndryshe

Riedlmayer, eksperti nga Harvardi i cili dokumenton shkatërrimin që serbët i bënë trashëgimisë në Kosovë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:28
Andras Riedlmayer

Andras Riedlmayer ka kataloguar shkatërrimin që nacionalistët serbë i kanë bërë nëpër tërë Ballkanin.

Riedlmayer, bibliograf në Librarinë e Arteve të Bukura në Harvard, ka kaluar vite e vite duke e dokumentuar këtë shkatërrim, që më pasë atë ta paraqesë para botës.

Riedlmayer ka dëshmuar në nëntë gjykime ndërkombëtare, meqë shkatërrimi i trashëgimisë kulturore përbën në vete armë të fortë në kohëra luftërash, por edhe krim ndaj njerëzimit.

Së fundmi, në një tekst nga Harvard, përmenden të bëmat e Andras. Agimi, një shqiptar i Kosovës i cili ka punuar si përkthyes për Andras, shihet në këtë tekst në një fotografi, duke mbajtur në dorë tekste fetare në një xhami në Carralevë së cilës iu vu flaka në vitin 1999, nga ushtarët e Serbisë.

Në këtë rrugëtim fisnik nga Riedlmayer, ai ka gjetur dhe dokumentuar edhe për djegien e Bajrakli Xhamisë së shekullit të 15-të në Pejë, e cila poashtu u dëmtua në qershorin e vitit 1999.

Puna e Riedlmayer po konsiderohet e mrekullueshme për faktin se është dokumentim i mahnitshëm i trashëgimisë kulturore të dëmtuar e prishur e shkatërruar në Ballkan nga forcat serbe, si një mënyrë për ta vendosur këtë shkatërrim në hartë, si diçka që ka ndodhur e mbi të cilën duhet reflektuar.

Inspirim për Riedlmayer ishte djegia e Bibliotekës në Sarajevë, kur në gusht të vitit 1992 rreth 2 milionë libra u shkatërruan nga forcat serbe, si pjesë e Luftës në Bosnjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat