Vodhi 5.800 ulëse biçikletash për të luftuar stresin

Ndryshe

Vodhi 5.800 ulëse biçikletash për të luftuar stresin

Më: 1 mars 2020 Në ora: 17:19
Suda ka pranuar akuzat

Japonezi Hiroaki Suda, 57 vjeç, është arrestuar nga policia në Osaka, pasi akuzohet se ka vjedhur rreth 5.800 ulëse biçikletash.

Suda, një shofer kamioni, u arrestua më 13 shkurt, pasi një kamerë sigurie e kapi duke vjedhur dy ulëse biçikletash. Po ashtu, u kap nga kamerat më 29 dhe 30 nëntor në një stacion treni dhe një parking për biçikleta në Higashiosaka.

Suda ka pranuar akuzat.

"Unë fillova të vidhja ulëset e biçikletave rreth 25 vjet më parë në Tokio dhe Osaka për të lehtësuar stresin në punë dhe gradualisht, mbledhja e tyre doli të ishte argëtuese", ka thënë ai në Gjykatë.

Policia u befasua kur kapi ulëset e biçikletave dhe dyshon se Suda i vodhi ato ndërsa po udhëtonte nga qyteti në qytet si shofer kamioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat