E paparë! Pëllumbi ngec brenda në avion, stjuardesat ‘sulen’ ta kapin - Bota Sot
E paparë! Pëllumbi ngec brenda në avion, stjuardesat ‘sulen’ ta kapin

Ndryshe

E paparë! Pëllumbi ngec brenda në avion, stjuardesat ‘sulen’ ta kapin

Më: 3 mars 2020 Në ora: 22:59
Pamje nga videoja

Në avioni GoAir në veri të Indonezizë ka ndodhur një ngjarje aspak e zakontë por edhe shumë argëtuese.

Pasagjerët kanë mbetur të mahnitur kur në bordin e avionit ka filluar të fluturojë një pëllumb në të gjitha drejtimet.

Duket se shpendi ka shkaktuar rrëmujë dhe pa nik tek pasagjerët dhe tek stjuardesat.

Pamjet e filmuara në video nga incidenti, të kapura nga një pasagjer i GoAir, tregojnë pëllumbin duke fluturuar nëpër kabinë dhe duke shkaktuar zhurma ndërsa njerëzit përpiqen ta shmangin.

Avioni ishte parashikuar të nisej në ora 5 pasdite të premten, 28 Shkurt, por u vonua kur zogu filloi të fluturojë në brendësi të tij.

Një pasagjer përshkroi atë që ndodhi:

Të gjithë ne kishim hipur në aeroplan. Dyert u mbyllën dhe ishim gati për fluturim kur një pasagjer hapi një raft bagazhesh dhe prej aty fluturoi një pëllumb i cili shkaktoi jo pak rrëmujë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat