Arinjtë polarë po hanë njëri-tjetrin!

Ndryshe

Arinjtë polarë po hanë njëri-tjetrin!

Më: 4 mars 2020 Në ora: 16:52
Foto

Një fenomen i tmerrshëm po bëhet i zakonshëm në Arktik, shfaqja e kanibalizmit mes arinjve polarë.

Së bashku me ngrohjen globale, koronavirusin që po pushton Evropën dhe ngjarje të ndryshme politike, ekziston një fenomen që prek speciet e kafshëve dhe i drejton ata në kanibalizëm, thonë studiuesit rusë.

Shkrirja e akullit të shkaktuar nga ngrohja globale, por edhe nga shtimi i numrit të kompanive në Arktik, privon arinjtë polarë nga mundësia për gjueti, kështu që ata detyrohen të kthehen në kanibalizëm duke sulmuar këlyshët e tyre.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se arinjtë, pasi vrasin anëtarët e specieve të tyre, mbulojnë trupat e tyre me borë dhe akull, në mënyrë që ta përdorin përsëri në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat