Përfundoi në burg vetëm sepse e lëpiu akulloren

Ndryshe

Përfundoi në burg vetëm sepse e lëpiu akulloren

Më: 6 mars 2020 Në ora: 13:20
Foto

Një burrë në Teksas i cili është filmuar duke lëpirë akulloren që më pas e kthen në frigoriferin e marketit, është dënuar me 30 ditë burgim.

Videoja e Dadrien Andersonit ka përfunduar në rrjetet sociale. Ai është filmuar, duke nxjerr një kuti me akullore nga frigoriferi i marketit – që më pas e lëpinë dhe e kthen në frigorifer.

Por përveç dënimit me burgim, ai duhet të paguajë edhe një dënim prej njëmijë dollarësh si edhe 1.565 të tjera kompanisë që prodhon atë akullore.

E gjitha ndodhi në korrik në Port Artur, rreth 150 kilometra larg Teksasit. Megjithatë Andersoni dhe babai i tij më pas ishin kthyer në market, për t’ia treguar punonjësve faturën që dëshmon se e kishin blerë akulloren e lëpirë.

Por pavarësisht kësaj, kompania që e prodhon këtë akullore i ka tërhequr nga tregu të gjitha akulloret, si preventivë pasi që nuk e dinte se sa të tjera mund t’i ketë lëpirë ai.

Kjo i kushtoi Andersonit 1.565 dollarë, ndërsa më vonë ka pranuar se vërtet e kishte bërë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat