Gjinden eshtrat e një fermeri, mendohet se ishte ngrënë nga derrat e tij

Ndryshe

Gjinden eshtrat e një fermeri, mendohet se ishte ngrënë nga derrat e tij

Më: 9 mars 2020 Në ora: 13:27
Ilustrim

Një fermer i humbur thuhet se është ngrënë nga derrat e tij pasi komshinjtë gjetën eshtra të njeriut në tokë.

Detektivët thanë që njeriu në të 70 e tij, besohet se është ngrënë nga derrat që ai zotëronte, raporton “Metro”.

Personit në fjalë nuk i është treguar emri, për herë të fundit ishte parë në fermën e tij në Lubin, rreth 260 milje largësi nga Warsaw në Polandë.

Njeriu, që jetonte vetëm, ishte pothuajse i tëri i ngrënë, me vetëm disa eshtra dhe kafkën e mbetur. Nuk ishte shumë e qartë se si njeriu vdiq me dyshimet që ndoshta kishte pësuar infarkt në zemër apo është rrëzuar.

Komshiu thirri policinë pasi gjeti eshtrat e tij deri sa po merre ujë afër fermës së tij. Ekspertët hetues do ta kenë shumë të vështirë që të gjejnë arsyen e vdekjes.

Kafshët e fermerit do ti ekzaminojnë ato që të determinojnë një arsye. Ka shumë gjasa që dy derra të mëdhenj që ai i kishte në fermë, ta kenë ngrënë gjatë kohës kur ai ishte në gjumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat