Audi do ta mbyllë fabrikën në Hungari shkaku i koronavirusit

Ndryshe

Audi do ta mbyllë fabrikën në Hungari shkaku i koronavirusit

Më: 17 mars 2020 Në ora: 12:33
Foto Ilustrim

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Audi, i cili është pjesë e Grupit Volkswagen, ka njoftuar se do ta ndërpresë prodhimin në fabrikën e vet në Hungari duke filluar nga dita e hënë.

Ky vendim erdhi pasi grupi më i madh për prodhimin e veturave njoftoi për ndërprerjen e prodhimit edhe në Itali, Portugali, Sllovaki dhe Spanjë, shkruan “Reuters”.

“Pas parashikimeve për shitje qartazi më të dobëta dhe paqartësive për shkak të pandemisë së koronavirusit, Grupi Volkswagen do ta ndërpresë prodhimin në shumicën e fabrikave”, thuhet në deklaratën e fabrikës së Audi-t në Hungari.

“Këto masa i prekin fabrikat e Audi AG-së në Ingolstadt, Neckarsulm, Bruksel, Meksikë dhe Hungari”, thuhet më tej në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat