Pronari i detyruar të qëndrojë në karantinë, droni nxjerr shëtitje qenin

Ndryshe

Pronari i detyruar të qëndrojë në karantinë, droni nxjerr shëtitje qenin

Më: 21 mars 2020 Në ora: 06:20
Pamje nga videoja

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar jetët e shumë personave. Të detyruar që të rrinë në shtëpi, shumë njerëz duhet të gjejnë forma alternative për të kryer punën e tyre.

Një qipriot, dëshironte me patjetër ta nxirrte qenin e tij shëtitje. Vetë nuk mundej, duke qenë se ndodhej në vetizolim për shkak të koronavorusit.

Por ai përdori një dron për të nxjerrë qenin shëtitje në rrugët boshe të Limasolit.

Vakis Demetriou e ndau këtë eksperiencë në rrjetet sociale dhe u bëri thirrje miqve që të qëndrojnë në shtëpi e të kenë kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat