Mitet e rreme në lidhje me koronavirusin, mos i besoni

Ndryshe

Mitet e rreme në lidhje me koronavirusin, mos i besoni

Më: 25 mars 2020 Në ora: 14:05
Foto

Ndërsa epidemia e koronavirusit mbledh ritmin, lajmet e rreme dhe mitet e shëndetit kanë dalë në media sociale, duke përhapur panik dhe konfuzion të mëtejshëm.

Këtu po hedhim një vështrim në disa nga mitet më të zakonshëm për të renditur faktin nga hiperbolat dhe trillimet, raporton “BBC”

Mbajtja e frymës

Teoria është se nëse mund ta mbani frymën tuaj për rreth 20 sekonda pa kollitje, shtrëngim ose siklet, atëherë kjo dëshmon që mushkëritë tuaja po funksionojnë siç duhet, kështu që ju nuk jeni të infektuar.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë bazë për këtë pretendim, përkundrazi duhet të këshilloheni me mjekët për këshilla zyrtare për shpërthimin.

Vet-krijimi i produkteve sanitare

Këto produkte të vetë krijuara nuk kanë efekt edhe nëse përdorni alkool në sasi më të mëdha.

Virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe maksimumi 9 ditë

Kjo nuk është e vërtetë, virusi mund të qëndroj në sipërfaqe deri në 72 orë. Kjo, bazuar nga viruset e më hershme si SARS dhe MARS.

Urina e lopës

Disa grupe Indiane mendojnë që urian e lopës mund të ketë veti shëruese. Ekspertët tregojnë të kundërtën, urina e lopës nuk mund të shëroj virusin.Bëni më mirë që të lani duart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat