Simboli që ka pushtuar botën

Ndryshe

Simboli që ka pushtuar botën

Më: 10 prill 2020 Në ora: 15:05
Ilustrim

Muajt e fundit, në dritaret e vendeve më të prekura nga Covid-19, ju kanë zënë sytë një ylber. I pikturuar kryesisht nga fëmijët, ky ka qenë simboli që ka bashkuar botën kundër në shenjë fitoreje kundrejt kësaj lufte.

Thuhet se ideja fillestare erdhi nga Italia, që u izolua në mars dhe tej, e gjithë Europa, Anglia dhe SHBA-ja u pushtuan nga posterat e ylberit shumëngjyrësh.

Po çfarë nënkupton ylberi? 

Në shumë kultura, ylberi simbolizon shpresën. Ato formojnë harkun perfekt dhe shfaqen gjithnjë pas një stuhie apo shiu, me drita shumëngjyrëshe, duke nënkuptuar se ditët me diell janë afër. Edhe në kulturën e të krishterëve, ylberi premton se kohë më të mira do të vijnë, prandaj njerëzit nxitojnë t’ja kujtojnë njëri tjetrit duke vendosur nëpër dyert a dritaret e tyre një të tillë.

Në kulturën perëndimore, ylberi ka qenë gjithnjë simbol domethënës- grekët dhe romakët e lashtë, e përdornin për të dhënë mesazhe të shpejta dhe shpresëdhënëse.

Ndërsa në kohët moderne, ngjyrat e ndryshme të ylberit janë përdorur për të treguar diversistetin në preferencat seksuale, duke u kthyer kështu në simbol të lëvizjes LGBT.

Sot, kur shkollat, parqet, muzetë dhe rrugët janë bosh, është bota e fëmijëve ajo që po përdor këtë simbol për të na kujtuar edhe njëherë se dhe pas stuhisë më të fortë dielli do të shkëlqejë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat