Humori në rrjetet sociale sfidon COVID-19

Ndryshe

Humori në rrjetet sociale sfidon COVID-19

Më: 22 prill 2020 Në ora: 14:15
Ilustrim

Rrugët vazhdojnë të jenë shkreta në Shqipëri, por jo komunikimi mes njerëzve. Platformat online lulëzojnë e bashkë me to edhe humori si kundërpeshë ndaj krizës së Coronës.

Shqipëria vazhdon të jetojë në situatën e “Katastrofës Natyrore” të shpallur nga autoritetet 40 ditë më parë, për shkak të pandemisë korona. Mbyllje në banesë, distancim i detyrueshëm social, liridalje vetëm një person nga familja 90 minuta në ditë për ushqime dhe ilaꞔe me leje on line nga policia.

Masat lehtësuese për bizneset me rrezik të ulët për të përhapur infeksionin janë shoqëruar me forcimin e kontrollit dhe dënimeve për ata që thyejnë rregullat e kësaj situate. Rrugët vazhdojnë të jenë shkreta në Shqipëri, baret të mbyllura, jeta sociale dhe kulturore e ngrirë.

Por jo komunikimi mes njerëzve. Rrjetet sociale, platformat online, gjithë arsenali i Teknologjisë dhe Informacionit po lulëzon dhe kapërcen me shpejtësi kufinj gjeografikë qytetesh dhe vendesh të prekura nga pandemia korona. Sfida e izolimit social ka sjellë një shpërthim të paparë humori në komunikimin on line dhe i ka sjellë njerëzit virtualisht pranë njëri- tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat