Lëpiu pjatat e pronarëve, qeni rezulton pozitiv me koronavirus

Ndryshe

Lëpiu pjatat e pronarëve, qeni rezulton pozitiv me koronavirus

Më: 29 prill 2020 Në ora: 16:48
Ilustrim

Ani pse u tha se koronavirusi nuk transmetohet tek qentë, një ngjarje në SHBA e dëshmon të kundërtën.

Qeni me emrin Winston, pjesë e familjes McLean në Karolinën Veriore, SHBA, lëpiu pjatat e pronarve të tij, i cili pak ditë më pas rezultoi pozitiv për sëmundjen Covid-19, shkruajnë mediet e huaja.

Familja, bashkë me kafshën shtëpiake, ishin pjesë e një studimi të Universitetit Duke. Pas bërjes së testeve, qeni kishte rezultuar pozitiv.

Helen McLean, burri i saj Samuel – i cili punon në emergjencë, përfshirë djali i tyre Ben, u infektuan me virusin pandemik.

Asnjëri prej tyre nuk po shfaq simptoma serioze, sipas medieve të huaja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat