Kishte 40 ditë pa i parë: Momenti prekës ku mjeku bashkohet me familjen

Ndryshe

Kishte 40 ditë pa i parë: Momenti prekës ku mjeku bashkohet me familjen

Më: 3 maj 2020 Në ora: 18:43
Ilustrim

Mjeku Marko Barbieri, 56 vjeç, nga Roma, për plot 40 ditë kishte qëndruar në spital, duke luftuar ndaj koronavirusit.

Kur situata duket më e normalizuar në Itali dhe vdekjet kanë qenë më të pakta, krahasuar me javët e kaluara, mjeku është rikthyer në shtëpi për të takuar familjen.

Por teksa ka hyrë në pragun e shtëpisë, një surprizë e ëmbël i është bërë nga familjarët dhe fqinjët, të cilët duartrokisnin nga dritaret e shtëpive.

Në momentin që Marko zbret nga makina, fëmijët e tij iu drejtuan me shpejtësi për t’a përqafuar. Ky moment i emocionoi të gjithë, madje edhe fqinjët, të cilët janë parë duke u lotuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat