Vritet macja që kishte koronavirus, i zoti vdiq nga sëmundja

Ndryshe

Vritet macja që kishte koronavirus, i zoti vdiq nga sëmundja

Më: 9 maj 2020 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Një mace është vrarë nga veterinerët në Spanjë pasi u bë e para që infektohet me koronavirus në vend.

Besohet se macja mori sëmundjen nga familja e saj në rajonin e Katalonja, pasi dhe i zoti ka vdekur nga sëmundja, raporton e përditshmja lokale La Vanguardia.

Felini katër vjeçar u dërgua me urgjencë te veterineri pasi familja vërejti që kishte vështirësi në frymëmarrje.

Stafi zbuloi më tej probleme të zemrës dhe temperaturë prej 38.2°C. Macja kishte gjithashtu nivele të ulëta platelash, që do të thotë se gjaku i saj nuk arrinte të mpiksej.

Macja raportohet se vuante nga një sëmundje gjenetike e zemrës dhe u vendos të eliminohet pasi nuk kishte shanse rekuperimi.

Veterineri tha se dyshonte se ishte koronavirus dhe dërgoi trupin e saj për analiza. Ekspertët zbuluan gjurmë të koronavirusit në mostrat e hundës dhe rrugës së tretjes së maces.

Macja është e para që infektohet në Spanjë dhe e gjashta në të gjithë botën.

Drejtoresha e qendrës spanjolle të kërkimit Natàlia Majó tha se nuk dihen shanset e kalimit të sëmundjes nga macja në mace, por në Kinë kanë raportuar se ato janë prekur më shumë nga virusi sesa qentë.

Muajin e kaluar u njoftua se në kopshtin zoologjik të Bronx në New York City tetë ‘mace të mëdha’ (tigra ose luanë) kishin rezultuar pozitivë për koronavirus pas shfaqjes së simtomave të kollës dhe vështirësive në frymëmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat