Sot, Dita e Nënës - Bota Sot
Sot, Dita e Nënës

Ndryshe

Sot, Dita e Nënës

Më: 10 maj 2020 Në ora: 09:57
Ilustrim

Në mbarë botën, e diela e dytë e muajit maj, festohet si Dita e Nënës, për të nderuar e respektuar kështu figurën e nënës.

Dita e Nënës, shënohet për të treguar vlerën e nënave dhe figurave amë nëmbarë botën.

Edhe pse ato marrin dashurinë tuaj çdo ditë, një dedikim më i veçantë në këtë ditë atyre do t’ua kthej buzëqeshjen edhe më shumë.

Në fakt, edhe historia se si e diela e dytë e muajit maj, shënjon Ditën e Nënës, është mjaft interesante. Ka mbetur kështu pikërisht nga një grua.

Në kohët moderne amerikanja Anna Marie Jarvis (1864-1948) ishte ajo e vetme që kishte idenë e parë për të krijuar një ditë të veçantë për të nderuar nënën e saj. Kanë kaluar 103 vite që nga ajo ditë ku përpjekjet e saj në fund u realizuan më 9 maj, 1914, kur presidenti i atëhershëm amerikan Woodrow Wilson nënshkroi një dekret, ku Dita e Nënës u prezantua si një festë kombëtare në të dielën e dytë të majit. Që atëherë, shumë vende festojnë Ditën e Nënës Botërore në të dielën e dytë të majit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat