E pazakontë: Pasi mbushin 80 vjet e vërtetojnë se ishin ndërruar në spital gjatë lindjes

Ndryshe

E pazakontë: Pasi mbushin 80 vjet e vërtetojnë se ishin ndërruar në spital gjatë lindjes

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 08:44
John William Carr III dhe Jackie Lee Spencer

E pazakonta ka ndodhur në Virgjinian Perëndimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy burra thonë se ata ishin ndërruar gjatë lindjes në një spital të Virxhinia Perëndimore 80 vjet më parë, kjo  pasi që testet e ADN-së treguan se ato përputheshin me familjet e njëri-tjetrit, shkruan Daily mail.

John William Carr III dhe Jackie Lee Spencer po padisin Dioqezën e Wheeling-Charleston, duke pretenduar neglizhencë dhe shkelje të detyrës nga Spitali St. Joseph.

Carr dhe Spencer u lindën të dy në spital më 29 gusht 1942.

Ky proces gjyqësor për burrat pretendon se stafi i spitalit i dërgoi ata në shtëpi me prindërit e ndryshëm.

Se kishte ndodhur ky “gabim” u kuptua vitin e kaluar, kur Spencer, i cili ishte në kërkim të babait të tij të lindjes, mori një test ADN që tregoi se ai nuk ishte i lidhur me askënd në familjen e tij.

Testimi tregoi se Spencer ishte në të vërtetë i lidhur me familjen e Carr.

Kur Carr bëri një test të ADN-së, kjo tregoi se ai ishte i lidhur me familjen që rriti Spencer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat