Natyra e magjishme/ A e dini cila lule është më e vogël dhe cila më e madhe në botë?

Ndryshe

Natyra e magjishme/ A e dini cila lule është më e vogël dhe cila më e madhe në botë?

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 12:33
Ilustrim

Shikoni se si natyra e magjishme i ka treguar aftësitë e veta duke bërë lulen më të vogël dhe lulen më të madhe në botë.

Lulja më e madhe në botë mund të rritet edhe deri në madhësinë e ombrellës së hapur, derisa 5.000 lule më të vogla në botë do t’ju nevojiten ta mbuloni vetëm majën e një gishti.

Sipas të dhënave të Bibliotekës së Kongresit, bima me lulen më të madhe në botë quhet Rafflesia arnoldii.

Image

Kjo lule e rrallë mund të gjendet në pyjet e pashkelura të Indonezisë. Mund të rritet deri në 0,9 metra dhe do të jetë i rëndë deri në 6,8 kilogramë.

Edhe pse do të ishte gjë e shkëlqyeshme sikur kjo lule kaq e madhe të lironte aromë dehëse, Rafflesia arnoldii liron aromë mishi të prishur.

Sipas të dhënave të Bibliotekës së Kongresit, titulli i lules më të madhe në botë i takon volfies.

Wolffia globosa është një ndër bimët e ujit nga familja Lemnacear, e cila përmban 38 lloje të luleve më të vogla dhe më të thjeshta.

Kjo bimë mesatarisht është e gjatë 0,06 centimetra dhe e gjerë 0,036 centimetra. Pesha e saj është afërsisht me peshën e dy kokrrave të kripës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat