Karta që ju zgjidhni zbulon diçka që do t'ju ndodhë së shpejti në jetë

Ndryshe

Karta që ju zgjidhni zbulon diçka që do t'ju ndodhë së shpejti në jetë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 19:14
Ilustrim

Përmes magjisë, interpretimit të shenjave të natyrës dhe përdorimit të kartave si në këtë rast, ne mund të zbulojmë shumë për atë që na pret në të ardhmen. Është ky momenti që t'i besoni intuitës suaj dhe të bëni një zgjedhje dhe mandej të zbuloni diçka të pritshme që do të "trokasë" në jetën tuaj në ditët në vazhdim. Jeni gati?

Karta e parë

Kjo kartë simbolizon unitetin dhe bashkon të gjitha besimet shpirtërore. Nëse e keni zgjedhur këtë kartë, kjo do të thotë që gjatë ditëve të ardhshme, do të kërkoni përgjigje në konventat shpirtërore, por larg nga konventat fetare tradicionale. Është e rëndësishme të ekuilibroni veprimet tuaja me dëshirat e zemrës suaj dhe të jeni të mirë jo vetëm me të tjerët, por edhe me veten tuaj. Ju jeni në fillimin e një procesi të transformimit të shpirtit tuaj dhe jetës suaj.

Karta e dytë

Kjo kartë simbolizon një sezon të arritjeve, lumturisë, dritës, optimizmit dhe kënaqësisë. Gjithçka që dëshironi do të hyjë në jetën tuaj dhe do t'ju mbushë me dashuri dhe gjëra të mira. Dielli përfaqëson dashurinë, zhvillimin, shëndetin, bukurinë dhe suksesin, dhe nëse dëshiron të jesh nënë, je me fat sepse kjo kartë mund të tregojë edhe për një shtatzëni të mundshme. Është një kartë që, duke sjellë gjëra të tilla të mira për jetën tënde, kërkon që të jesh bujar dhe të ndihmosh të tjerët në mënyrë që të shumohen këto bekime.

Karta e tretë

Është një kartë e fillimeve të reja! Së shpejti do të ketë rilindje, ju do të mbyllni ciklet e vjetra dhe do të filloni cikle të reja. Ka ardhur koha që të lini gjithçka që nuk mbush zemrën tuaj ose jetën tuaj pa provuar dhimbje, trishtim ose frikë. Është koha për të vlerësuar, mësuar, rritur, pjekur dhe të ndërmarrë një hap tjetër në mënyrë të sigurt dhe paqësore. Kjo kartë quhet Fillime të Reja sepse do të lini pas gjithçka që nuk do të keni më nevojë për të filluar një jetë të re. Nëse jeni në mes të problemeve juridike, ato do të zgjidhen dhe nëse dëshira juaj është të jeni nënë, kjo letër tregon birësime (mbase duhet të merrni parasysh këtë mundësi).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat