Si t’i përgjigjeni pyetjes "Cila është pika juaj e dobët?"

Ndryshe

Si t’i përgjigjeni pyetjes "Cila është pika juaj e dobët?"

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 07:53
Ilustrim

Kur një intervistues ju pyet, "Cila është pika juaj e dobët?", Përveç përgjigjeve të zakonshme si, "Unë kam prirje të punoj shumë", ose "Jam shumë perfeksionist” mund të gjeni opsione tjera për tu përgjigjur që janë më të besueshme dhe bindëse për personat që ju intervistojnë.

Ju nuk do të dëshironit të përgjigjeni me dobësi që do t'ju pengojnë të keni sukses në rolin që do ta keni nëse e fitoni atë vend pune. Për shembull, nëse po aplikoni për të qenë menaxher i ndonjë projekti, nuk preferohet të përgjigjeni, "Unë nuk jam shumë i mirë me menaxhimin e kohës."

Për fat të mirë, ka mënyra të ndryshme për t'ju përgjigjur kësaj pyetjeje që do t'ju ndihmojnë të shfaqni vlerën tuaj si kandidat. AkademiPune ju sjellë disa këshilla.

Kur intervistuesit ju pyesin "Cila është pika juaj e dobët", ata duan të zbulojnë:

Nëse keni një nivel të lartë të vetëdijes;

Nëse jeni të hapur dhe sinqertë, veçanërisht për mangësitë;

Nëse punoni në drejtim të vetë-përmirësimit dhe mundësive të rritjes për të luftuar këto çështje, në vend se t'i lejoni ato dobësi të jenë pengesë në zhvillimin tuaj.

Mos harroni se ju duhet ta shfrytëzoni këtë pyetje për të treguar se si keni përdorur një dobësi si motiv për të mësuar një aftësi të re ose për tu rritur profesionalisht. Të gjithë kanë dobësi, intervistuesi juaj nuk pret që të jeni i/e përsosur.

Sidoqoftë, është e rëndësishme që të shmangni theksimin e dobësive që do t'ju pengojnë të performoni më mirë në pozitën që keni aplikuar. Për shembull, nëse po aplikoni për një pozitë si analistit i të dhënave, nuk do të duhej të thoni: "Unë nuk jam shumë i mirë në matematikë dhe kam vështirësi me numra."

Që të ndiheni të sigurt kur bisedoni për një dobësi para intervistuesve, lexoni shembujt në vijim:

1. "Unë nuk kam shumë durim kur punoj me një ekip – më pëlqen puna në mënyrë të pavarur, kështu që është e vështirë kur duhet të mbështetem te të tjerët për të përfunduar punën time. Kjo është arsyeja pse kam ndjekur role ku është kërkuar puna në mënyrë të pavarur. Sidoqoftë, kam punuar gjithashtu për të përmirësuar këtë dobësi duke marrë pjesë në punëtori ku janë aplikuar aftësitë ekipore. Përderisa zakonisht punoj në mënyrë të pavarur, megjithatë jam i prirur të mësoj dhe t'i besoj bashkëpunëtorëve të mi dhe të kërkoj ndihmë nga ta kur e shoh të arsyeshme.

Kjo përgjigje funksionon sepse vetë dobësia - pamundësia për të qenë i durueshëm kur punoni me një ekip, nuk ju pengon aftësinë tuaj për të performuar mirë në rol, i cili nuk mbështetet në punën ekipore për të pasur sukses. Për më tepër, ju shfaqni një dëshirë të fortë për të zhvilluar strategji në luftimin e dobësisë tuaj, që është një aftësi kyçe në vendin e punës.

2. "Kam vështirësi me organizim. Ndonëse kjo nuk ka ndikuar ndonjëherë në performancën time, disa herë kam vërejtur tavolinën time të çrregullt, megjithatë kjo nuk ka ndikuar negativisht në efikasitetin tim. Me kalimin e kohës, kam mësuar se me menaxhim të kohës mund të arrij të organizoj hapësirën time fizike dhe atë dixhitale, pastaj kjo gjë ka rezultuar në ngritje të efikasitetit në detyra të radhës.

Shumë njerëz kanë tavolina të çrregullta, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë jo produktiv. Për të siguruar që po performoni në maksimumin tuaj, ju përmendni hapat personal që keni ndërmarrë për të përmirësuar aftësitë tuaja organizative, gjë që tregon një nivel të pjekurisë.

3. "Jam tepër i vetë-motivuar, dhe ndonjëherë e kam të vështirë të delegoj përgjegjësi kur ndjej se mund ta përfundoj me sukses detyrën vetë. Megjithatë, kur u bëra menaxher në punën time paraprake, nevoja për të deleguar detyra te të tjerët u bë e domosdoshme. Për të ruajtur një sens kontrolli gjatë delegimit të detyrave, unë zbatova një sistem për menaxhim të projektit për të mbikëqyrur përparimin e një projekti. Ky sistem më mundësoi të përmirësoja aftësinë time për të deleguar në mënyrë efektive".

Kjo përgjigje ju mundëson të ndiqni një aftësi të re, si dhe të jeni më fleksibil që është thelbësore për rritjen afatgjate profesionale. Për më tepër, ju jeni në gjendje të shfaqni një nivel të iniciativës dhe udhëheqjes kur përmendni zbatimin e suksesshëm të një procesi të ri që ju mundësoi të keni sukses në rolin tuaj, pavarësisht dobësisë tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat