Biznesmeni bleu maskë të arit për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Ndryshe

Biznesmeni bleu maskë të arit për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Nga: E.B Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:15
Maska e arit

Shankar Kurhade, një biznesmen indian për t’u mbrojtur nga koronavirus ka blerë një maskë prej arit.

Masa ka kushtuar rreth 4000 dollarë, peshon 60 gramë dhe u deshën 8 ditë për ta prodhuar.

“Është një maskë e hollë dhe ka pore të vogla që më ndihmojnë të marr frymë”, ka thënë biznesmeni Shankar Kurhad, shkruan “Neë York Post”.

Biznesmeni ka thënë se njerëzit mahnitën kur e shohin me maskë dhe kërkojnë që të bëjnë foto me të, transmeton “Bota Sot”.

Në fund ka treguar se nuk është shumë i sigurt nëse maska është efektive dhe e mbron nga virusi, por sipas tij nuk është me rëndësi nëse ke maskë prej arit apo maskë normale dhe se duhet duhet të pastrohen duart dhe të mbahet distanca sociale për t’u mbrojtur nga virusi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat