Një ndër gjërat më të ndotura të cilat i përdorni: Është treguar se si duhet të pastrohet

Ndryshe

Një ndër gjërat më të ndotura të cilat i përdorni: Është treguar se si duhet të pastrohet

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:06
Si duhet pastruar kufjet

Kufjet goxha lehtë mund të grumbullojnë ndyrësi të neveritshme dhe, ajo që është edhe më e keqja, meqenëse janë goxha delikate dhe të vogla, vështirë pastrohen.

Shumica përdorin shkoptha për pastrim të veshit, por që ato nuk mund edhe të heqin gjithë ndyrësinë, ndërkaq përdoruesi i Tik-Tokut, i cili rregullisht ndan hiletë dhe këshillat për amvisëri, ka treguar se si pastrohen me themel kufjet e vogla, të ashtuquajtura kandra të vogla.

E para, për skajin e brendshëm të kufjes kalojeni rrëmojcën në mënyrë që të mblidhni sa më shumë pjesë të ndyrësive, ndërkaq për veprimin përfundimtar ju nevojitet plastelina – bëni një sferë dhe pastaj butësisht shtypeni në mënyrë që në të të ngjitet pluhuri dhe çdo gjë tjetër.

Përsëriteni këtë veprim derisa t’i pastroni tërësisht kufjet. Në fund, njomeni majën e shkopthit për vesh në alkool dhe butësisht fshini kufjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat