Ishte ulur në restorant me dy burra tjerë, kinezi i nervozuar me një goditje nokauton gruan e tij – kamerat e sigurisë filmojnë sulmin

Ndryshe

Ishte ulur në restorant me dy burra tjerë, kinezi i nervozuar me një goditje nokauton gruan e tij – kamerat e sigurisë filmojnë sulmin

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 18:05
Sulm

Kur e pa gruan duke qëndruar e ulur pranë një tavoline me dy burra, një kinez u fut me shpejtësi në restorant dhe pa u menduar dy herë e goditi me tërë forcën shuplakë, e këtë moment e kanë kapur kamerat e sigurisë.

Incidenti ka ndodhur në Baoding në provincën kineze Hubei, ku gruaja me vetëm një goditje rrëzohet dhe humb vetëdijen.

Burri i pushtuar nga xhelozia sulmoi edhe burrat që ishin në tavolinë, duke i goditur me mjete të ndryshme që i gjente në lokal – ku më pas largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

“Kjo është gruaja ime. Ju kam shikuar nga jashtë për 20 minuta”, thotë burri para se të largohej nga restoranti.

Në anën tjetër, policia kineze ka njoftuar se është duke hetuar rastin, dhe se deri më tani nuk është arrestuar askush për këtë sulm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat