Sa është i sigurt udhëtimi me avionë në kohë pandemie? - Bota Sot
Sa është i sigurt udhëtimi me avionë në kohë pandemie?

Ndryshe

Sa është i sigurt udhëtimi me avionë në kohë pandemie?

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 01:03
Foto ilustrim

Për shkak të hapësirës së vogël në aeroplanë, nuk është e mundur mbajtja e distancës së rekomanduar fizike për t’u mbrojtur nga virusi korona.

Kjo ka ngjallur edhe polemika, se sa mund të jetë i sigurt udhëtimi me avionë në kohë pandemie.

Linjat ajrore nuk e shohin këtë si një problem të madh.

Oliver Buchhofer, menaxher i operacioneve të fluturimit në Zvicër, thotë se rreziku i infeksionit në aeroplanë është minimale.

“Rreziku i infeksionit në bord është akoma i ulët, ekziston gjithashtu një koncept mbrojtjeje. Maska janë një element. Sigurisht, ka edhe ventilim në bord. Është një element i rëndësishëm pse rreziku i infeksionit perceptohet si i ulët”, ka thënë ai.

Por, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Hamburg nuk pajtohet. Dieter Scholz, profesor i Sistemeve të Avionëve, shpjegon udhëtimi me avionë ka rrezik më të lartë se udhëtimi me transport publik.

“Shumë njerëz mblidhen në aeroplanë, ata janë afër shumë për një kohë të gjatë. Ky kombinim nuk ndodh në ndonjë transport publik.”, thotë ai.

Në fakt, shumë njerëz marrin frymë të njëjtën hapësirë në aeroplan dhe distancat fizike është e vogël.

Megjithatë, linjat ajrore i referohen ventilimit të veçantë në aeroplanë:

Ventilimi i ajrit është fjalia kryesore e operatorëve të avionëve. Kjo është arsyeja pse linjat ajrore janë duke siguruar që cilësia e ajrit është shumë e lartë.

Në kompaninë gjermane, Kirstin Winter është përgjegjëse për cilësinë e ajrit në kabina. Ajo shpjegon se ajri në kabina është i një cilësie shumë të lartë.

“Është e rëndësishme të dini se ajri i kabinës shkëmbehet plotësisht çdo tre minuta.”

Por, një hulumtim nga Universiteti Purdue i SH.B.A.-së, tregon që ventilatorët mund ta përhapin virusin. Në vitin 2003, një person i infektuar me Sars ka infektuar 20 persona në tre orë në një rast – dhe kjo u përhap në dymbëdhjetë rreshtat e vendeve.

Kur fluturon në kohën e Corona dicka është e çartë, rreziku i infeksionit fluturon gjithashtu me ju.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat