Pak momente pasi i vendosi rrotat e reja, njëra prej tyre i del nga vendi dhe fluturon – godet veturën përballë që vinte në New Mexico

Ndryshe

Pak momente pasi i vendosi rrotat e reja, njëra prej tyre i del nga vendi dhe fluturon – godet veturën përballë që vinte në New Mexico

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 12:36
Foto Ilustrim

Pamje e pazakontë është filmuar brenda një veture e cila sapo kishte ndërruar rrotat duke i vendosur të reja, por kur doli në rrugë njëra prej tyre i doli nga vendi dhe fluturoi duke përplasur një veturë që vinte nga kahja e kundërt.

Ngjarja ka ndodhur në Albuquerque të New Mexico, ku shoferi dhe dy fëmijët e tij ishin dëshmitarë të rrotës që del nga vendi dhe fluturon me shpejtësi në drejtim të veturës që vinte përballë tyre.

Në fillim të video shihet vetura duke u larguar nga mekaniku dhe pa kaluar shumë momente, shoferi mashkull dhe dy fëmijët habiten kur vetura befasisht kërcen për pak centimetra dhe e kuptojnë se para tyre po lëvizte njëra nga rrotat që kishte dalë nga vendi.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar në këtë incident, por duhet të shërbej si leksion për të gjithë mekanikët që të sigurohen se janë shtrënguar mirë rrotat para se t’ua dorëzojnë veturat pronarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat