Burri nga Britania e Madhe u ndërton fëmijëve një rrëshqitëse në kopshtin e shtëpisë së tyre

Ndryshe

Burri nga Britania e Madhe u ndërton fëmijëve një rrëshqitëse në kopshtin e shtëpisë së tyre

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:49
Foto Ilustrim

Nëse keni qenë ndonjëherë në Stratford të Londrës, mund të keni parë një skulpturë masive, apo një rrëshqitëse e kuqe e njohur si Orbita.

Sipas mediave të huaja, ajo fillimisht u ndërtua në vitin 2012 në kuadër të Lojërave Olimpike, ku më pas u shpërbë pjesërisht për t’u ndërtuar sërish pas garës.

Marc Decaro nga Britania të Madhe, i shpenzoi rreth 1,500 funte për blerjen e këtyre pjesëve, dhe i instaloi “copëzat” e Orbitës origjinale në kopshtin e tij.

Seksioni i kësaj mini-orbite në kopshtin e Decaro, është i gjatë 12 metra dhe peshon një ton e gjysmë.

E gjithë familja, përfshirë fëmijët i gëzohen faktit se brenda kopshtit të tyre, gjendet një mini-park i lojërave.

“E bija ime më kërkoi të ndërtoja një shtëpi peme në kopshtin tonë, dhe kështu mendova se do të ishte më së miri që të ndërtoja një rrëshqitëse”, tha Marc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat