Po lundronte me kajakun e tij, burri nga Karolina e Veriut gjendet befas “përballë” një aligatori

Ndryshe

Po lundronte me kajakun e tij, burri nga Karolina e Veriut gjendet befas “përballë” një aligatori

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 12:30
Foto Ilustrim

Një burrë nga Karolina e Veriut shpëtoi për pak nga të qenit viktimë e një aligatori pasi kafsha nisi një “sulm” mbi kajakun e tij.

Sipas mediave të huaja, Peter Joyce ishte duke lundruar në lumin Waccamaw në Karolinën e Veriut në fundjavë kur ndodhi ngjarja.

Siç thuhet më tej, Joyce kishte një aparat fotografik në gjoks dhe kështu kapi lëvizjet e aligatorit në film.

Pamjet e tij e tregojnë atë duke lëvizur poshtë lumit të mbuluar me pemë ndërsa aligatori vjen nga ana e majtë.

Për fat të mirë, ai është në gjendje të përdorë një pemë aty pranë për të ndaluar.

Ai ka thënë se do të ishte “përmbysur” nëse nuk do të ishte pema.

“Mendova se kishte një peshk që po kërcente në anën e majtë timen – por doli të mos ishte peshk”.

“Vetëm kur u afrua shumë afër e vërejta kokën e aligatorit – nuk kisha kohë as të reagoja”.

Për fatin e tij të mirë, pasi Joyse ndaloi kajakun, aligatori nuk u kthye më dhe vazhdoi rrugëtimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat