Bleu ishullin pa e parë kurrë, milionerët investojnë shuma të majme të parave për t’i ikur coronavirusit

Ndryshe

Bleu ishullin pa e parë kurrë, milionerët investojnë shuma të majme të parave për t’i ikur coronavirusit

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 08:06
foto nga vendi ngjarjes

Një ishull privat në Irlandë me tri plazhe dhe shtatë shtëpi është shitur për 6.3 milionë dollarë, e blerësi anonim asnjëherë nuk e ka vizituar para kësaj blerje të shumëpërfolur, shkruan CNN.

Ishulli “Kali”, me një sipërfaqe prej mbi 15 hektarë që gjendet në veriperëndim të zonës tokësore të Irlandës, është shitur pas bisedimeve që janë zhvilluar kryesisht përmes aplikacionit WhatsApp.

Image

Ishulli me peizazhet natyrore të paprekura, ka tri plazhe, portin privat detar, rrugët, pistën për helikopter, fushën e tenisit, palestrën për fitnes dhe një shtëpi prej 4.500 metrave katrorë, si dhe disa shtëpiza me pamje drejt Oqeanit Atlantik.

Agjentët e patundshmërive pretendojnë se gjatë pandemisë së coronavirusit, janë detyruar që blerëve t’ju ofrojnë një xhiro virtuale në këtë ishull.

Image

Ata besojnë se shitja e ishullit “Kali” tregon për trendin në rritje të njerëzve shumë të pasur, që në mes të pandemisë së coronavirusit dhe ndalesave për udhëtimet nëpër botë, po blejnë çdo herë e më shumë ishuj privat në të cilët ndihen më të sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat