Po rrezitej para pishinës, bie një pemë gjigante – fëmijët e shpëtojnë në sekondën e fundit të ëmën nga Georgia

Ndryshe

Po rrezitej para pishinës, bie një pemë gjigante – fëmijët e shpëtojnë në sekondën e fundit të ëmën nga Georgia

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 13:37
Georgia

Një nënë për një “fije floku” i ka shpëtuar vdekjes, por ishin fëmijët e saj që ia bën me dije në momentet e fundit që të ngritet nga shezlloni, mbi të cilin bie me shpejtësi të madhe një pemë gjigante.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur në pronën private në Alplharetta të Georgia bie një pemë mbi shezllonin, ku një sekondë më herët ishte e ulur e zonja e shtëpisë e djemtë e saj po laheshin në pishinë.

Ata kishin vërejtur se po lëviz pema duke ia bërë me dije se duhet të ngritet shpejtë, që të shmang më të keqen. Njëri prej tyre dëgjohet duke bërtitur “vrapo nënë”.

E kur e pyet i biri nëse është mirë, ajo përgjigjet me habi: “për pak sa nuk vdiqa”. Ky moment ka habitur edhe të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin.

“Isha ulur dhe po pushoja duke lexuar një libër kur djemtë që ishin pranë meje duke notuar në pishinë dëgjuan pemën duke lëvizur. Ata më thanë që të ngritëm shpejtë, përndryshe do ta pësojë”, ka deklaruar e zonja e shtëpisë që lirisht mund të thuhet se është njeriu më me fat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat