Protestuesi rus ia huq keq, del në protestë i veshur si gjysmë-madrilen, gjysmë-blaugran

Ndryshe

Protestuesi rus ia huq keq, del në protestë i veshur si gjysmë-madrilen, gjysmë-blaugran

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 15:26
fanellë

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në qytetin e skajit lindor të Rusisë, Khabarovsk, kundër arrestimit të guvernatorit lokal. Megjithatë, një detaj ka rënë në syrin e disa njerëzve ose të paktën të futbolldashësve.

Në një fotografi të publikuar nga Evropa e Lirë, një djalë shihet duke e mbajtur pankartën me fotografinë e guvernatorit të arrestuar. Ajo që bie në sy është veshja e tij.

Ai e ka veshur fanellën e Real Madridit, të cilën klubi madrilen e përdor kur luan si mysafir, ndërsa poshtë kishte veshur rroba sportive me logon e Barcelonës.

Këto dy ekipe janë ndër rivalet më të mëdha në historinë e futbollit, jo vetëm në Spanjë, por edhe në tërë botën dhe tifozët e tyre gjithashtu dallohen për rivalitetin e madh mes vete.

Megjithatë, duket se djaloshi në fotografi nuk i ka kushtuar shumë rëndësi këtij fakti dhe ka vendosur që me këtë veshje kundërthënëse për ata që përcjellin futboll të dalë në ballë të protestës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat