Provojeni/ A është maska juaj kundër Covid efektive? Testi i thjeshtë që e vërteton

Ndryshe

Provojeni/ A është maska juaj kundër Covid efektive? Testi i thjeshtë që e vërteton

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 06:26
Pamje nga videoja

Ministria e Shëndetësisë dhe të gjithë mjekët bëjnë thirrje të vazhdueshme për vendosjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga Covid-19.

Teksa rastet vijojnë e shtohen, duhen respektuar të gjitha masat e nevojshme për t'u mbrojtur nga "armiku i padukshëm".

Por shpesh herë pyesim veten, nëse maska që kemi është efektive apo jo. Për të qenë të qetë me veten për këtë mund të bëjmë një test të thjeshtë.

Prof. Ass.Dr. Natasha Mubeen Chida nga Johns Hopkins Medicine tha në një intervistë për Curious City|WBEZ Chigaco  se për të provuar sa funksionale është një maskë, mund të përdorni një qiri 

Gjithë çfarë duhet të bëni është që të tentoni të fikni një qiri të ndezur duke mbajtur maskën vënë. Në rast se arrini ta fikni, maska nuk po e bën mirë funksionin e saj, sepse qëllimi kryesor dhe i vetëm është bllokimi i daljes së ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat