Nusja norvegjeze dhe dhëndri suedez martohen në kufi – aty kishte edhe dy mysafirë të paftuar

Ndryshe

Nusja norvegjeze dhe dhëndri suedez martohen në kufi – aty kishte edhe dy mysafirë të paftuar

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 18:41
Nusja norvegjeze dhe dhëndri suedez martohen në kufi

Një nuse norvegjeze u martua me dhëndrin suedez në një ceremoni të zhvilluar në kufirin midis vendeve të tyre – me të dy palët të qëndronin në secilën anë të kufirit, në përputhje me kufizimet COVID-19.

Çifti i thanë BBC-së se nuk mund të prisnin më gjatë derisa të hiqeshin kufizimet.

“Ne nuk donim të ndryshonim datën … gjithçka që donim ishte të martoheshim!”, kanë thënë ata.

Dhe për shkak se Suedia ka marrë një qasje shumë më të qetë ndaj kufizimeve ndaj COVID-19, vendet fqinje si Norvegjia nuk e kanë përfshirë atë në listën e destinacioneve nga të cilat njerëzit mund të udhëtojnë.

Pra, ajo që çifti bëri ishte shkëmbimi i premtimeve të tyre në mes të një pylli në rajonin jug-lindor të Holebekk të Norvegjisë, menjëherë pranë kufirit suedez.

Ata qëndruan në të dyja anët e kufirit, të ndarë me një fjongo të bardhë.

Nusja, Camilla Oyjord, tha që ajo e kishte sugjeruar idenë si shaka, të cilës miqtë dhe familjet iu përgjigjën me entuziazëm.

“Ne donim të ishim burrë e grua! Dashuria i mund të gjitha!”, ka thënë ajo.

Dhe kishte edhe dy mysafirë të paftuar – policë që ishin aty për të siguruar që askush të mos e kalonte shiritin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat