Deshi të pozon në shkëmb pranë ujit, dallgët e detit e “marrin me vete” adoleshentin nga Irlanda e Veriut

Ndryshe

Deshi të pozon në shkëmb pranë ujit, dallgët e detit e “marrin me vete” adoleshentin nga Irlanda e Veriut

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 16:13
Conan Griffin, 18-vjeç

Një adoleshent kishte vendosur ta sfidoj veten duke pozuar pranë një shkëmbi në afërsi të detit në Irlandën e Veriut, por ai nuk kishte llogaritur një gjë.

Conan Griffin, 18-vjeç, e pësoi keq nga dallgët e mëdha që erdhën pas shpinës së tij dhe e “morën me vete”, transmeton Telegrafi.

E ky moment “turpërues” u filmua nga një mik i tij, i cili e publikoi më pas videon në Twitter.

Në video shihet se si Conan i afrohet ujit duke buzëqeshur para kamerës. E në një moment dallgët e mëdha vijnë me shpejtësi dhe e godasin duke e përplasur në shkëmb.

Për fat të mirë i riu ka shpëtuar me disa gërvishtje të lehta në kraharor. Megjithatë ky veprim do të duhej t’i shërbente si leksion për herët tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat