Xhaxhai kërcen në dyshekun me ajër, mbesa e tij “fluturon” – fatmirësisht nuk lëndohet

Ndryshe

Xhaxhai kërcen në dyshekun me ajër, mbesa e tij “fluturon” – fatmirësisht nuk lëndohet

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 16:34
Xhaxhai i saj David dhe mbesa 4-vjeçare

Një vajzë 4-vjeçare kishte menduar se do të argëtohet, kur e ftoi xhaxhain e saj për të luajtur në oborrin e shtëpisë.

Ebony Johnson u ul në dyshekun me ajër duke kërkuar nga xhaxhai i saj David, 57-vjeç, që gjithashtu të ulet në dyshekë por me forcë të madhe.

Por, ky veprim për pak sa nuk i shkaktoi lëndime të rënda trupore, vogëlushes, e cila “fluturoi” nga presioni dhe pesha e madhe e xhaxhait që bëri që dysheku ta ngrit në ajër.

Prindërit e saj kanë bërë të ditur që vogëlushja për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa xhaxhai i saj me një dozë humori tha se ishte vikendi më i mirë.

E pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar nga i ati i saj, që duket se kishte planifikuar këtë “akrobacion” që nuk shkoi sipas planit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat