Dhëndri në Suedi e nusja në Norvegji, dasmë në kufi

Ndryshe

Dhëndri në Suedi e nusja në Norvegji, dasmë në kufi

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:02
foto nga vendi ngjarjes

Pandemia e ka izoluar një pjesë të madhe të botës dhe nuk lejohet kalimi i kufijve mes shumë shtetesh. As Suedia dhe Norvegjia nuk mund të lëvizin mes njëra-tjetrës dhe një çift të dashuruarish vendosën të martohen në kufi. Camilla Oyjord tha se në fillim e kishte hedhur këtë ide në formë shakaje, por familja dhe miqtë e kishin pëlqyer.

“Ne donim të ishim burrë e grua! Dashuria i mundi të gjitha”, tha Camilla. Kurse dhëndri tha se ishte i lumtur që njerëzit e tyre më të dashur erdhën në ceremoni. “Rruga me makinë mes pyllit ishte e gjatë dhe e vështirë, por ia dolëm”, tha Alexander. Në njërën anë të kufirit njerëzit e nuses, në tjetrën të dhëndrit, vetëm për të mos ndryshuar datën e dasmës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat