Distancimi social, bien shitjet e deodoranteve

Ndryshe

Distancimi social, bien shitjet e deodoranteve

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 09:38
Ilustrim

Në kohën e Covid, njerëzit po dalin më pak e po kalojnë më shumë kohë në shtëpi dhe kjo do të thotë se nuk kanë nevojë të hedhin aq shpesh deodorant!

Me rregullat e distancimit social në fakt, shitjet e tyre kanë rënë. Në vendet perëndimore, më pak njerëz shkojnë në zyrë e kalojnë më pak kohë me shoqërinë. Kjo ka bërë që shitjet e deorantëve të reduktohen, ndërsa janë rritur nga ana tjetër ato të akulloreve të marra në shtëpi.

Kompania Unilever thotë se “ka një tkurrje të kërkesës për artikuj të kujdesit vetjak, por njerëzit që rrinë brenda po konsumojnë më shumë supë, në vakte kanë shtuar përdorimin e majonezës, dhe si desert, të gjithë preferojnë akulloren”.

Sipas Unilever, shitjet e akulloreve u rritën me 15% në muajt e parë të vitit, dhe në periudhën prill-qershor, kjo rritje shkoi në 26%. Një gjë e tillë sipas kompanisë është shoqëruar me një rënie të shitjeve të akulloreve në vende publike.

Shumëkombëshja anglo-holandeze tani ka mbërritur vlerën e 155 miliardë dollarëve, duke kapërvyer prodhuesin e ilaceve AstraZeneca, apo emra të tillë si Royal Dutch Shell, HSBC dhe BP. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat