Familja e vajtoi dhe i bëri funeralin, katër muaj më pas e gjejnë duke shëtitur në varreza

Ndryshe

Familja e vajtoi dhe i bëri funeralin, katër muaj më pas e gjejnë duke shëtitur në varreza

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Ata e besuan se kishte vdekur. Katër muaj më parë familja gjithashtu kishte organizuar një funeral për të.

Por ai është gjallë dhe u gjet duke bredhur në një varrezë të fshatit Kafr Al-Hosar, në periferi të Kajros (Egjipt).

Kjo është historia e jashtëzakonshme e Mohamed El-Gammal, një ish-mësues  40 vjeçar, i cili vuan nga një çrregullim mendor. Familja u shokua kur mësoi se kishin varrosur personin e gabuar.

 E gjitha filloi kur në janar, 40 vjeçari u largua nga shtëpia. Nuk ishte hera e parë që ndodhte, por në këtë rast zhdukja zgjati shumë më shumë se zakonisht. 

Anëtarët e familjes më pas filluan ta kërkonin, derisa u kontaktuan nga një spital që u tha atyre se kishte gjetur një kufomë të paidentifikuar. 

Në morg, të afërmit konfirmuan identitetin: Ishte i dashuri i tyre. Të gjithë, përveç njërës nga motrat e burrit, e cila siç raporton Arab News, ishte skeptike.

Më 21 Mars i bënë funeralin. Pas 4 muajsh, atëherë, një burrë pa duke endur në varrezat e fshatit Kafr Al-Hosar dhe u dërgua në komisariat për identifikim. 

Fill më pas u identifikua se ishte Muhamed. 

Autoritetet kanë nisur hetimin se kush është varrosur në vend të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat