Këta numra të njëjtë i luajti në lotari për 25 vite dhe më fund i buzëqeshi fati – roboti i dorëzon çekun fitues kanadezes - Bota Sot
Këta numra të njëjtë i luajti në lotari për 25 vite dhe më fund i buzëqeshi fati – roboti i dorëzon çekun fitues kanadezes

Ndryshe

Këta numra të njëjtë i luajti në lotari për 25 vite dhe më fund i buzëqeshi fati – roboti i dorëzon çekun fitues kanadezes

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 20:06
Guylaine Desjardins

Për shkak të pandemisë globale të coronavirusit, tërheqja e parave të fituara në lotari u bë edhe më shumë interesante.

Për herë të parë në historinë e lotarisë në Quebec, një fituesit iu dha një çek prej gjashtë milionë dollarësh nga një robot, raporton CNN.

Pas 25 vjetësh duke luajtur të njëjtat numra me fat, Guylaine Desjardins, një banore e Laurentides, fitoi lotarinë. Multimilioneria e re bleu biletën e lotarisë në vendin e saj të punës duke përdorur numrat 1, 12, 27, 30, 34, 49 dhe numrin e bonusit 35.

Në përpjekje për t’iu përmbajtur udhëzimeve të shëndetit publik, ceremonia e mbajtur më 23 korrik u transmetua drejtpërdrejt në Facebook dhe të pranishmit mbanin maska dhe distancë fizike – përveç robotit të quajtur SARA.

U deshën disa ditë për të kuptuar se ajo po mbante një biletë fituese prej gjashtë milion dollarësh, sipas një njoftimit të Loto-Quebec. Sipas këtyre të fundit, bileta kushton tre dollarë gjersa shanset për fituar është 1 në 14 milionë.

Ndërkohë, fituesja me fat planifikon të përdorë pasurinë për t’i blerë vetes një motor me tre rrota dhe të udhëtojë pasi të jenë hequr udhëzimet e sigurisë pandemike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat